VIDEO / Policia arreston një burrë sepse suvatoi shtëpinë, tmerrohet fëmija: “Mos, xhaxhi polic!”

Aktualitet

VIDEO / Policia arreston një burrë sepse suvatoi shtëpinë,

Një situatë e pakëndshme është shënuar në Kuçovë, pas një konflikti mes dy vëllezërve për tokën e tyre. Ngjarja është shënuar më 3 gusht.

Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për tokën. Dashnor Toska ka kanosur me çifte të vëllain, ndërsa ky i fundit ka njoftuar policinë.

Efektivët kanë shoqëruar autorin, i cili, sipas policisë i ka rezistuar shoqërimit drejt komisariatit për t’u marrë në pyetje.

E gjithë situata është shënuar në prani të një fëmije të mitur, i cili dërgjohet duke thënë: “Jo, jo, jo xhaxhi polici”.

Ndaj shtetasit Dashnor Toska ka nisur një procedim penal për kanosje

Postimi i avokatit:

Më thoni nëse ndonjë pushtues që ka ardhur në këto anë është sjell kështu me shqiptarët?

Policët e Shtetit i ka shkuar në banesë qytetarit pa vendim gjykate dhe kërkojnë ta rrëmbejnë në sy të fëmijëve, bashkëshortes dhe komshijëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion