Plagoset me armë zjarri një person në Korçë, në kërkim autori (EMRAT)

Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një person në Korçë, në

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në qytetin e Korçës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në unazën e qytetit. I plagosur ka mbetur Dhimitër Shaka, i cili ndodhet në spitalin e Korçës ku po merr mjekim. Ai është jashtë rrezikut për jetën pasi plumbi e ka kapur në këmbë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Ndërkohë autori është identifikuar si Nikolin Tarusha dhe është shpallur në kërkim.

ME TE LEXUARAT