I rritën pagat vetes / Rama sulmon KLGJ-në e KLP-në: Kur s’iu mjafton atyre, çfarë të thotë nëpunësi i thjeshtë?

Politikë

I rritën pagat vetes / Rama sulmon KLGJ-në e KLP-në: Kur

Kryeministri Rama nuk e kurseu një koment edhe për pagat e KLP e KLGJ të cilat i caktuan vetë dhe me rritje të konsiderueshme. Rama tha se këto dy institucione që s’mjaftohen me pagën, janë dështimi i reformës në drejtësi.

E nëse sërish për to pagat s’mjaftojnë, tha kryeministri, “imagjinoni ç’mund të thotë nëpunësi i administratës.”

“Paga është e pamjaftueshme për të gjithë. Kur KLGJ dhe KLP nuk iu mjafton paga, imagjinoni administratën. KLP dhe KLGJ janë dytyra e dështimit të reformës në drejtësi, nëse SPAK e Gjykata e Posaçme janë fytyra e suksesit dhe kur KLP e KLGJ janë të dështimit dhe e qeverisin gjyqësorin më pak, i kanë të pamjaftueshme pagat disa herë më të larta se ne këtu, imagjino si mund të thotë nëpunësi i administratës.

Ka një element tjetër që është bërë njësoj si paga. Te gjërat që punonjësit tanë të administratës publike ështëmosndëshkimi i perofrmancës negative.

Punonjësit e administratës që në pjesën më ë madhe janë ndër njerëzit më të pastër të republikës, por 1 mijë punonjës të këtij shteti, kanë shkëlqyer në përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel në procesin më sfidues për çdo shtet që do të hyjë në BE që është procesi i diagnostikimit”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion