“Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që studioja për aktor”, Kapexhiu rrëfen si “dezertoi” nga Inxhinieria e Ndërtimit

Showbiz

“Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që studioja

Artisti shumëplanësh Bujar Kapexhiu, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për të rrëfyer jetën dhe veprën e tij të gjatë dhe të larmishme.

I lindur në Tiranë, Kapexhiu është shquar si aktor, regjisor dhe më vonë edhe si karikaturist. Ai tregoi se edhe pse mori të drejtën e studimit për inxhinieri, triumfoi dashuria që kishte për teatrin, e cila e çoi të konkuronte dhe të hynte në Institutin e Arteve dhe kjo pa dijeninë e prindërve, të cilëve ua mbajti të fshehtë për gati dy vite, derisa u emërua që të jetë regjisor në Estradën e Tiranës.

“Unë kam lindur në Tiranë, në një lagje që është afër Liceut Artistik, rruga “Qamil Guranjaku”. Në atë rrugë jam lindur dhe rritur dhe jam larguar nga viti 1972 sepse shtëpitë tona përdhese me qerpiç, ato bahçet e mëdha me pemë frutore të bukura dhe filloi ndërtimi i pallateve. Me nostalgji kur kaloj ndonjëherë gjej shtëpinë, portën…

“Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që studiova. Nëna ime tërë jetën e saj punoi si kuzhiniere dhe rrobaqepëse dhe të gjitha rrobat i bënte ajo. Unë kam lindur në Tiranë, por prindërit e mi, babai është nga Dibra e Madhe që erdhi në vitin 1013, nëna im ishte nga Korça. Po të marrësh hartën dhe ta palosësh në mes Dibra bie mbi Korçë.

“Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që studiova.

Nuk kam qenë fëmijë i prapë, por i shkathët, i lëvizshëm dhe që fëmijë jam marrë me teatër lagjeje.

“Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që studiova

Motra dhe vëllai im ishin binjakë. Tani ata me siguri janë në parajsë dhe na shohin nga lart. Motra iku para 3-4 vitesh, vëllai më shpejt.

 

 

ME TE LEXUARAT