Ministri izraelit lëshon deklaratën e fortë që ndez më shumë tensionet: Gaza do të zhduket, është hebreje!

Bota

Ministri izraelit lëshon deklaratën e fortë që ndez më

Një deklaratë e një ministri izraelit ka ndezur edhe më shumë tensionet në Gaza dhe në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

“E gjithë Gaza do të jetë hebreje. Qeveria po shtyn përpara që Gaza të zhduket. Falë Zotit, po e zhdukim këtë të keqe. Po e shtyjmë popullsinë që është edukuar me Mein Kampf-in”, tha ultranacionalisti izraelit dhe ministri i ekstremit të djathtë Amihai Ben-Eliyahu, i cituar në X nga gazetari i Axios, Barak Ravid.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se “në dritën e përgjigjes së Hamasit ndaj propozimit, është vendosur të tërhiqet ekipi negociator nga Doha për konsultime të mëtejshme në Izrael”.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e ndërmjetësve, Katarit dhe Egjiptit, si dhe ato të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, për të arritur një përparim në negociata”, shtoi zyra e kryeministrit izraelit.

 

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion