Princi Filip sot do festonte 100- vjetorin, ja si e pret këtë ditë Mbretëreshë Elizabeth

Sot Princi Filip do festonte ditëlindjen e 100, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë një muaj më parë. Mësohet nga mediat se Mretëreshë Elizabeth po e përkujton këtë ditë me një trëndafil të veçantë. Sovrania e mori lulen si një dhuratë nga Keith Weed, president i Shoqërisë Mbretërore Hortikulturore.

Është një trëndafil i quajtur me emrin e Dukës së Edinburgut, i cili duhet të arrijë një lartësi prej rreth 70 centimetrash.
“Është një trëndafil përkujtimor për të gjitha gjërat e mrekullueshme që ai ka bërë në jetën e tij dhe që të gjithë ta kujtojnë për gjithçka që ka bërë”, tha Ëeed, duke ia dorëzuar lulen sovranit.


