Dhunë, vjedhje, e falsifikim dokumentesh/ Policia e Tiranës në aksion, vendosen në pranga disa shtetas

Aktualitet

Dhunë, vjedhje, e falsifikim dokumentesh/ Policia e Tiranës në

Policia e Tiranës ka finalizuar gjatë 24 orëve të fundit një sërë arrestimesh.

Në njoftimin zyrtar të Policisë, thuhet se Arben Kacos, 52-vjeç është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Gjithashtu në pranga ka rënë dhe Mario Prenga, 24 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Gjithashtu në pranga janë vendosur edhe shtetas të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë dhunë, e vjedhje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik u bë ndalimi i shtetasve:

Arben Kacos., 52 vjeç, ( i kapur nga sherbimet e Policisë Kavajë) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”;

Mario Prenga., 25 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Q., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.


Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. H., 17 vjeç dhe E. L., 19 vjeç, pasi në Yrshek, për motive të dobëta, kanë goditur me një mjet prerës shtetasin e mitur me iniciale A. Ç., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

J. N., 23 vjeç, pasi gjatë natës në Astir, ka vjedhur mjetin tip “Toyota” dhe më pas e ka shitur për skrap.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. H., 29 vjeç, B. A., 47 vjeç dhe A. R., 24 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

D. Gj., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

•Më datë 09.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. D., 36 vjeç, sepse në rrugën “5-Maj”, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin D. Xh., 39 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spital, u largua për në banesë. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. D.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion