Princ William e kritikon vëllanë pas intervistës: Harry zgjodhi famën para familjes

Rrëfimi historik i Princ Harryt dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, vazhdon të jetë temë diskutimi kudo. Së fundmi, lidhur me intervistën e tyre me Oprahn, ka reaguar princ William.

Ai tha se vëllai i tij vuri famën para familjes, ndërsa e cilëson sjelljen e tij që nuk po njeh limite.
“William mendon se Harry e ka kaluar masën dhe s’po njeh më limite që kur ka shkuar në Hollywood. Ai e akuzoi duke i thënë se gjatë asaj interviste vendosi famën para familjes së tij të madhe”, mendohet të ketë thënë ai, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë që pritet një takim mes dy vëllezërve në eventin që do të mbahet gjatë zbulimit të statujës së Lady Dianas në pallatin Kensington. Thuhet se William këmbëngul që Harry të jetë prezent, ndërsa ky i fundit refuzon të takohet me të.


