Laboratori i kanabisit në Kurbin, shpallet në kërkim drejtori i Kadastrës

Aktualitet

Laboratori i kanabisit në Kurbin, shpallet në kërkim drejtori i

KURBIN
Drejtori i Kadastrës së Kurbinit, Edmond Stojani është shpallur në kërkim për laboratorin me drogë në Fushë Gjormë.

Sipas hetimeve, zyrtari lokal dyshohet se ka lidhje me aktivitetin e paligjshem te kultivimit te lendes narkotike me qellim shperndarjen dhe trafikimin e saj.

Në pranga deri më tani ka rënë Vranicki Hisku, ndërkohë Stojani duket se ka qenë i përfshirë direkt në ambientin e katit të dytë të magazinës ku u gjetën 205 rrënjë kanabisi.

Ambienti ishte i realizuar si laborator me të gjitha kushtet për të kultivuar kanabisin.

ME TE LEXUARAT