Parashqevi Simaku rikthehet në Tiranë me koncert, zbulohen detajet

Showbiz

Parashqevi Simaku rikthehet në Tiranë me koncert, zbulohen detajet

Mbrëmjen e djeshme, biznesmeni i njohur shqiptar Elton Ilirjani, teksa ishte i ftuar në “Opinion”, ai ka folur për të gjithë hisotrinë e Parashqevi Simakut, duke u ndalur nga fillimi i problemeve në jetën e saj, e deri tek rikthimi në muzikë.

Ilirjani ka zbuluar se Parashqevia do të kthehet në Tiranë në muajin Shtator, ku mendohet se edhe do të mbajë një koncert.

Biznesmeni i njohur shqiptar Elton Ilirjani ka folur për rastin e këngëtares ikonë që “u zhduk” nga syri i publikut për vite me radhë, për t’u rigjetur në një formë që askush s’do ta kishte imagjinuar ndonjëherë.

“Është emblema e gjithë problematikës së shoqërisë shqiptare, është diva më e madhe, është maja e ajsbergut…Nëse Parashqevi Simaku si histori do të hapet, shoqëria shqiptare do të tronditet”, deklaroi ai.

“Sepse ka personazhe të fuqishëm të përfshirë, të politikës së atëhershme. Të Sigurimit të Shtetit që e kanë përndjekur pa dijeninë e saj, të botë së artit. Është diva e padiskutueshme shqiptare, e xhelozuar maksimalisht nga kolegët e saj.

Asnjë koleg i saj, qoftë të bënin dhe një koncert në formë bamirësie, apo qoftë 100 dollarë, ata heshtën sepse ata i tremben imazhit të mrekullueshëm të një dive shqiptare, të vetmes.

Prandaj iu përula! Më e madhja e shqiptarëve! Ne si atdhetarë nuk duhet ta kishim lënë aty”, u përgjigj Ilirjani.

 

ME TE LEXUARAT