Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë/ U shuan në lule të rinisë, zjarrfikësit hapin makinën me gur fresibël për të nxjerrë viktimat

Pak pas mesnate rreth orës 23:50, një tragjedi ka ndodhur në Fushë -Prezë në aksin Fushë-Krujë-Vorë, ku një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë, e si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.
Si pasojë e përplasjes së rëndë, kanë humbur jetën të rinjtë: Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.
Burime nga hetimet konfirmojnë se; aksidenti ndodhi kur Benz-i me të cilin udhëtonin të rinjtë goditi nga pas një betoniere, e cila sapo kishte dalë nga një pikë betoni dhe ishte futur në rrugë.
Makina shpërtheu menjëherë në flakë, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e shpejtë për shpëtimin e viktimave.


