Papa Leone XIV goditet gjatë vizitës në Peru

Bota

Papa Leone XIV goditet gjatë vizitës në Peru

Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë vizitës së Papa Leonit XIV në Peru, ku kreu i Kishës Katolike është goditur në sy nga një byzylyk i hedhur prej turmës së besimtarëve. 

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 nëntor, teksa Papa po udhëtonte me automjetin e tij të posaçëm mes turmës së mbledhur pranë një baze ajrore në Lima. 

Pamjet dhe fotografitë e publikuara nga mediat kanë fiksuar momentin kur rruazat fluturojnë drejt Papës, duke e goditur në zonën e syrit. Pas incidentit, ai shihet teksa prek syrin me dorë.

Papa Leoni XIV njihet për afrimitetin dhe ndërveprimin e vazhdueshëm me besimtarët gjatë vizitave të tij, të cilët shpesh i hedhin objekte me shpresën se do t'i bekojë.

Në takime të mëparshme, atij i janë dhuruar lodra, flamuj, madje edhe një picë gjatë një takimi me besimtarët në Romë. Pavarësisht incidentit, nuk ka pasur shenja të dukshme se Papa ka pësuar dëmtime.

Ai ka vijuar normalisht agjendën e vizitës dhe gjatë meshës ka falënderuar popullin peruan për mikpritjen. Ngjarja u regjistrua në ditën e fundit të qëndrimit të tij në Peru, përpara kthimit në Romë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion