Paloma e thotë me bindje: Fituesi i "Big Brother VIP" do të jetë Iliri
Lajmifundit
/
20 Dhjetor 2021, 10:11
Showbiz

Paloma ishte një ndër konkurrentet e këtij edicioni të “Big brother Vip” që u eliminua që në javët e para të programit.
Ajo ka zhvilluar një pyetësor me ndjekësit në Instagram, Paloma ka thënë se fituesi do të jetë Iliri, pasi sipas saj ai është më i miri.
“Sa janë shanset që Iliri ta fitojë Big Brother VIP nga 1 te 10?”, e ka pyetur një ndjekës.
“Deri tani është më i miri për mua, ka ende rrugë për të bërë, prandaj mbetet për t’u parë, ama nëse do ketë diçka për t’u gjykuar në vazhdim mos mendoni se do i kursej dhe për Ilirin, të jeni të sigurt”, ka qenë përgjigja.


