Origjina e Bebe Rexhës, pasuria dhe fama, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për këngëtaren shqiptare

Showbiz

Origjina e Bebe Rexhës, pasuria dhe fama, ja çfarë

Një artikull nga “the Sun” është publikuar për këngëtaren shqiptare Bebe Rexha. E lindur dhe rritur në SHBA me kulturën amerikane dhe suksesin e arritur atje, Bebe kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj, duke folur herë pas here për disa tradita të Shqipërisë.

Ndërkohë, këtë herë ka folur dikush tjetër në vend të saj, për të. Sipas “The Sun”, Bebe, 31-vjeçe, ka të ardhura vjetore prej 5 milionë dollarë në vit. Ajo fiton nga turnet muzikore, klikimet në platformat muzikore si dhe disa prej reklamave me kompanitë e famshme.

Origjina e Bebe Rexhës, pasuria dhe fama, ja çfarë

“The Sun” shkruan se 31-vjeçarja ka lindur në gusht të 1989 në Brooklyn dhe u rrit në Staten Island. Nëna e saj ka lindur në SHBA gjithashtu, në një familje shqiptare me rrënjë nga Gostivari (tani pjesë e Republikës së Maqedonisë) dhe babai i saj lindi në Dibër.

Lidhur me fëmijërinë e saj, “The Sun”, shkruan se Bebe i binte borisë dhe e mësoi veten të luante kitarë dhe piano kur ajo po rritej në Staten Island të Nju Jorkut.

Origjina e Bebe Rexhës, pasuria dhe fama, ja çfarë

Kujtojmë se ajo ka hyrë në botën e muzikës shumë më herët se ne e kemi parë. Ajo ka shkruar tekstet e shumë këngëtarëve me famë botërore, këngë që kanë rrëmbyer zemrat e të gjithve. Ajo vetë njihet për shumë këngë, mes tyre I Got You”, “Meant to Be” dhe “No Broken Hearts”.

ME TE LEXUARAT