Rastet e përdhunimit, kryeministri palestinez: Fajtore janë femrat, duhet të mbulohen dhe të mos provokojnë

Një deklaratë e rëndë është bërë nga kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, lidhur me përdhunimin që ka ardhur në rritje. Gjatë një interviste televizive ai u shpreh se rastet e përdhunimit kanë ardhur në rritje për shkak të ekspozimit të femrave, duke fajësuar veshjet e tyre. Ai tha se këto janë pasojat e çdo shoqërie ku lejohet vulgariteti.
Gjatë fjalës së tij, ai kërkoi që gratë duhet të mbulohen për të parandaluar tundimin. Në saj të kësaj situatë, një peticion publik ka nisur ku komentet e Khan quhen “jo korrekte, të pandjeshme e të rrezikshme”.
Gjithashtu, ai foli edhe për divorcet, që sipas tij, numri i lartë i tyre vjen si shkak i kulturës “seksit, drogës dhe rock and roll”. Ndërkohë, ai kur jetonte në Londër, është martuar dy herë dhe është divorcuar. Tregon se martesa me gruan që ka tani në krah, ka qenë si pas traditave.


