Nuk fitoi çmimin e madh të BBVIP4, Laerti: Aspak i zhgënjyer, por pishman që nuk erdha më herët!

Showbiz

Nuk fitoi çmimin e madh të BBVIP4, Laerti: Aspak i zhgënjyer,

Laerti është shpallur zyrtarisht finalist i tretë i Big Brother VIP. Aspak i zhgënjyer me renditjen në këtë rrugëtim, aktori u shpreh se i kishte paraprirë rezultatit dhe se e vetmja gjë për të cilën bëhet pishman, është se nuk ka pranuar t’i bashkohej më herët BBV.

I pyetur kush e fiton sezonin e 4-të të BBV, Laerti tha Rozana.

Ledioni: I zhgënjyer?

Laerti: Jo, aspak… E dija që do të ishte kështu.

Ledioni: A je pishman?

Laerti: Pishman nuk jam për asgjë. Bëhem pishman që nuk kam pranuar të vija më herët në Big Brother VIP.

Neda: Jam shumë e lumtur që disa njerëz mund ta gjejnë veten tek ty dhe ti arrite të mbërrish në finale.

Arbri: Më vjen shumë mirë që me këtë rrugëtim ti na tregove një Laert tjetër, shumë ndryshe nga ai që kisha krijuar perceptim në media. Megjithë vështirësitë e lojës, ti arrite të përçosh te publiku disa mesazhe të rëndësishmë që besoj se kush ka mend në kokë dhe sy për të parë e ka marrë atë mesazh. Kush duhet ta fitojë Big Brother VIP për ty?

Laerti: Rozana. Dua të bëj një falenderim. Falenderoj familjen e madhe të Top Channel, nga roja që më ka hapur derën sa herë kam ardhur, deri tek drejtuesja e projektit, Sara Hoxha për këtë produksion fantastik që besoj e ka zili jo vetëm e gjithë Shqipëria por e gjithë Europa.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion