"Nuk e di kush kë po e ndjek”- Xheneta me një detaj tronditës për Gjestin dhe Eglin!

Showbiz

"Nuk e di kush kë po e ndjek”- Xheneta me një detaj

Xheneta Fetahu ka bërë të ditur se është takuar me Gjestin në ambientet e Top Channel, konkretisht në korridoret e televizionit. Ajo tregoi se gjatë këtij takimi të shkurtër, ai i kishte buzëqeshur, gjë që u nënkuptua fillimisht nga Graciano në emisionin Trotuar dhe më pas u konfirmua nga vetë Xheneta.

Sipas saj, ka qenë pikërisht Gjesti ai që e kishte parë dhe i kishte buzëqeshur, një detaj që, sipas dukjes, ishte komentuar edhe nga stafi pas kamerave. Gjatë bisedës në studio, Graciano i përmendi edhe një tjetër emër të njohur Eglin duke i thënë Xhenetës se edhe ajo kishte qenë gjatë javës në zyrat e Top Channel dhe e pyeti nëse e kishte takuar. Përgjigjja e saj i habiti të gjithë.

Xheneta u shpreh se nuk i kishte takuar në ambientet e televizionit, por kishte dëgjuar një detaj interesant për qëndrimin e tyre në Tiranë.

“Unë nuk i takoj këtu, por kam dëgjuar se po flejnë tek hoteli ku unë rri, në kohën kur jam në Tiranë. Tani nuk e di se kush kë po e ndjek”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë ka ngjallur diskutime në rrjet dhe ka shtuar kuriozitetin rreth marrëdhënieve mes ish-konkurrentëve dhe kontakteve të tyre jashtë ekranit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion