E shtuna e përgjakshme në rrugët shqiptare, tre të vdekur dhe pesë të plagosur në dy aksidente të rënda

Aktualitet

E shtuna e përgjakshme në rrugët shqiptare, tre të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të rënda rrugore të regjistruara gjatë ditës së sotme në Rrugën e Arbrit dhe në zonën e Fushë-Krujës.

Aksidentet kanë tronditur dy zona të ndryshme të vendit, duke rikthyer vëmendjen te siguria rrugore dhe pasojat tragjike të aksidenteve në qarkullim.

Një prej ngjarjeve të rënda është regjistruar rreth orës 14:10, në aksin rrugor Fushë-Krujë–Thumanë, ku një automjet me drejtues një 19-vjeçar ka përplasur një këmbësor, 65-vjeçarin Paulin Filopati. Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit ka marrë edhe dy jetë njerëzish dhe ka lënë pesë persona të plagosur.

Në total, bilanci tragjik i dy aksidenteve të sotme shkon në tre viktima dhe pesë të plagosur.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion