Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi thirret nga SPAK dhe prokurori Çela, ja mesazhet që mori!

Kreu i Komisionit Qendror të Zedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhilluar një takim në ambientet e KQZ-së me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, si edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Mësohet se qëllimi i këtij takimi ishte rritja e koordinimit ndërinstitucional në funksion të garantimit të integritetit të zgjedhjeve dhe forcimit të mekanizmave për parandalimin dhe ndëshkimin e çdo forme shkeljeje të ligjit zgjedhor.
Bëhet me dije se në fokus të diskutimeve ishin masat e përbashkëta që institucionet po ndërmarrin për të garantuar një proces zgjedhor të qetë, të sigurt dhe të besueshëm.
Gjithashtu pjesëmarrësit ndanë informacion mbi masat konkrete organizative dhe operacionale të vendosura në funksion të parandalimit të incidenteve, presioneve apo përpjekjeve për të ndikuar paligjshëm në vullnetin e zgjedhësve.


