“Një yll mbi hënë”, ja surpriza që e priti banoren në studion e BBVIP4!

Showbiz

“Një yll mbi hënë”, ja surpriza që e priti

Egli është finalistja e radhës që hapi Kutinë e Artë që iu dha nga Vëllai i Madh në fillim të natës finale. Në të gjendej një yll. Pasi hapi kutinë, finalistja u surprizua nga motra e saj.

“Kam qenë një nga njerëzit që të kam thënë mos u kthe. Sot jam këtu të të them që e kisha gabim. Ke bërë gjënë më të mirë që je rikthyer që të dalësh ashtu siç e meriton”, tha motra e Eglit.

“Që kur jam futur kam qenë në frikë nga barra që kisha. Atë e superova, por nuk munda të superoja mendimet që i kisha tek ti dhe e gjithë familja. Mendoj që jam kthyer dhe e kam bërë vetën të qesh sërish. Dhe ja arrita vetëm me forcën që më dhatë ju”, u shpreh Egli.

Pas surprizës nga motra Egli shkoi drejt studios së Big Brother VIP, ku u surprizua nga disa personazhe publik, që treguan mbështetjen e tyre duke i thënë se fakti që ajo e përballoi rrugëtimin e saj me zemër të hapur dhe iu dorëzua dashurisë nuk është dobësi, por guxim.

Në fund, Egli u surprizua edhe nga mamaja e saj e cila i tha se rrugëtimi i finalistes është tregues i qartë se nuk është e rëndësishme sa herë rrëzohesh, por sa herë dhe sa e fortë ngrihesh.

“Zemra ime, unë dhe babi jemi shumë krenarë për ty. Krenarë për vajzën që kemi edukuar, për vajzën që ka treguar në këtë format se është shumë e fortë, që kur rrëzohet ngrihet edhe më e fortë. Për vajzën me shpirtin e madh, të pastër, shumë e ndjeshme, jemi shumë krenar për ty zemra ime”- tha e ëma e Eglit, ndërsa nuk reshti së falenderuari të gjithë personat që mbështetën të bijën gjatë rrugëtimit në BBV, duke theksuar se është thellësisht mirënjohëse.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion