Nga fjalët e Atdheut dhe Antonelës, tek pyetjet e Borës, del fotoja e skenarit të Për’Puthen

Nuk kanë të ndalur ndjekësit në rrjetet sociale të cilët prej kohësh tashmë akuzojnë autoren e Programit ‘PërPuthen se përdor skenar dhe se konkurrentët nuk janë të vërtetë.
Por Olsa së bashku me konkurrentët e kanë mohuar këtë gjë. Prova e parë që vjen për këto akuza është fotoja e mëposhtme e publikuar nga sot.com.al, ku duket skenari i takimit mes Atdheut dhe Antonelës.
Në këtë skenar janë të shkruara edhe fjalët që dy protagonistët duhet të thonë, gjithashtu edhe pyetjet që Bora duhet të drejtojë gjatë puntatave.
Për të parë vërtetësinë e kësaj skalete nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim transmetimin e takimit të Antonelës dhe Atdheut.



