Moderatorja sëmuret dhe lë emisionin për herë të parë pas 4 vitesh: Syri i keq do dilte diku

Moderatorja Eva Murati është sëmurë dhe këtë e ka treguar vetë ajo, pasi tregon se ka marrë shumë mesazhe për mungesën në emisionin e të së mërkurës.

E shtrirë krah një arushi të madh, e veshur me pizhama dhe pa make up në fytyrë, moderatorja tregon se syri i keq e ka palosur, ndërsa thekson se nuk ka Covid-19.
“Në pamundësi për t’ju kthyer mesazh të gjithëve atyre që më kanë shkruar përse nuk u shfaqa në emisionin e të mërkurës në ‘Champions League’, po shkruaj këtu!

Faleminderit nga zemra për ato qindra mesazhe që kam marrë, më janë mbushur sytë me lot kur i kam lexuar!

Në katër vjet ‘Champions’, kurrë nuk ka ndodhur të mos jem e pranishme, por për shkak se isha e sëmurë, (jo Covid) e kisha të pamundur të isha në program!

Le të themi që trupi im pësoi kolaps pas gjithë atyre aventurave fatlume që kam patur këto kohë (do plaste diku syri i keq).Ju faleminderit edhe njëherë gjithë dashamirësinë që keni treguar ndaj meje që nga dita e parë e deri më sot!”, është shprehur Eva.

Kujtojmë se Eva Murati u bë fiksimi i shumë italianëve, pas paraqitjes së saj në emisionin “Tiki Taka”. Moderatorja gjithashtu ka bërë me dije se ka firmosur një kontratë me një kompani të suksesshme menaxhimi në Itali.


