Durrës, procesi i vaksinimit + 60 vjeç me sëmundje kronike nis nesër
Lajmifundit
/
12 April 2021, 11:27
Aktualitet

Edhe pse sot pritej që në të gjithë vendin të niste vaksinimi i + 60-vjeçarëvë me sëmundje kronike, në Durrës ky proces do të nis ditën e nesërme.
Sipas drejtoreshës së Shëndetit Publik Aurora Hyka mjekët e familjes do të shikojnë edhe një herë listat e kësaj kategorie dhe më pas do t’i dërgojnë emrat e tyre në qendrat e vaksinimit.
Ndërkohë puna vazhdon për të vaksinuar të moshuarit + 80 dhe + 65 vjeç, të cilët ende nuk e kanë kryer procesin e vaksinimit. Deri tani në Durrës janë mbi 16 mijë të vaksinuar dhe se në asnjë rast nuk ka pasur efekte anësore problematike.


