Mevlani nuk duron më, i tregon vendin personave që vazhdimisht e ofendojnë (Foto)

Para disa ditësh, një artikull doli online, ku një media e huaj kishte cilësuar 10 meshkujt më të bukur në Shqipëri. Vendin e 10 e mbante Mevlan Shaba, ish- konkurrenti i “Për’puthen” dhe kjo ka sjellë shumë bujë në rrjetet sociale. Shumë persona janë tallur me këtë vendim, duke bulluar kavajsin.
Disa ditë pasi “duroi” të gjithë këto ofendime, ka reaguar 33-vjeçari. Përmes një story në Instagram, ai shkruan: Këtë foto e kam për disa barbona që ju ven inat që nuk janë në vendin tim dhe kurrë nuk kanë për të qenë. Mos u merrni me mu, duke ironizuar, o fëlliqësira, se e dini mirë se kush jam.”

Mevlan Shaba ka nisur rrugëtimin në botën e muzikës, duke marrë shumë famë.


