Karaburuni ende nën 'pushtetin' e flakëve, situata kritike
Prej 4 ditësh tashmë, gadishulli i Karaburunit ndodhet nën 'pushtetin' e flakëve që vijojnë të djegin gjithçka gjejnë përpara.
Ndonëse nuk është bërë ende një përllogaritje e saktë e dëmit, rezulton se deri më tani janë djegur qindra hektarë me shkurre e pemë.
Punonjësit e zonave të mbrojtura prej ditësh luftojnë me flakët, ndërsa dje në ndihmë të tyre shkuan edhe 40 ushtarë nga reparti i Poshnjes në Berat dhe Pashalimani, por janë larguar sot.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Situata vijon të jetë mjaft kritike, ndërsa puna e punonjësve të zonave të mbrojtura vështirësohet edhe nga terreni i keq. Për shuarjen e flakëve kërkohet ndërhyrje nga ajri.