"Më qan zemra të jem me ty"/ Egli i shpreh ndjenjat, por mërzitet nga kjo përgjigje që i dha Gjesti!

Showbiz

"Më qan zemra të jem me ty"/ Egli i shpreh ndjenjat, por

Një moment emocional ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku Gjesti dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat në dhomën e gjumit, duke diskutuar për ngjarjet e ditës së djeshme.

Teksa shkëmbenin fjalë mes tensionit dhe emocioneve, Egli u pa e mërzitur dhe në lot, duke i shprehur hapur Gjestit se ende ka ndjenja për të.

“Mua më qan zemra që të jem prapë mirë me ty”, u shpreh ajo, duke treguar hapur dilemat e saj për raportin që ata kanë pasur.

Nga ana tjetër, Gjesti i qëndroi mendimit të tij duke i sugjeruar që të mos ndjekë vetëm zemrën, por edhe arsyen. “Ndiq zemrën, ha edhe një herë sa krahu se nuk u ngope herën e parë”, ishte një nga frazat e tij që e tensionoi edhe më shumë situatën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion