Kina iu kundërpërgjigj me tarifa të larta, reagon Trump: Lëvizje e gabuar!

Bota

Kina iu kundërpërgjigj me tarifa të larta, reagon Trump:

Presidenti republikan Donald Trump ka reaguar pasi Kina u përgjigj me tarifa hakmarrëse Amerikës.

“Lëvizja e Kinës ishte e gabuar, e kapi paniku", shprehet  Trump, duke komentuar tarifat e vendosura sot nga vendi aziatik.

Pekini reagoi ashpër ndaj tarifave të reja të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën, si pjesë e asaj që ai e quajti “Dita e Çlirimit”, duke shkaktuar kaos në tregjet globale.

Kina po vendos tarifa prej 34% për të gjitha importet e mallrave nga SHBA, duke filluar nga 10 prilli pra po aq sa tarifat reciproke kundër Trump që SHBA vendosi dje në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Autoritetet kineze gjithashtu njoftuan se do të vendosin kufizime për eksportin e shtatë llojeve të elementeve të rralla, me forcë të menjëhershme.

Lëvizja e Pekinit erdhi pas njoftimit të Trumpit, i cili shpalli se do të vendosë tarifa 34% për të gjitha importet e mallrave kineze, përveç taksës horizontale 20% që presidenti amerikan ka vendosur këtë vit, duke e rritur ngarkesën totale në 54%, një veprim që mund të ndikojë ndjeshëm në eksportet kineze në SHBA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion