20 mijë dollarë të lidhura pas trupit dhe 32 orë rrugë, rrëfimi i pazakontë i influencueses

Showbiz

20 mijë dollarë të lidhura pas trupit dhe 32 orë rrugë,
Influencuesja australiane Courtney Babic udhëtoi drejt Turqisë për t’iu nënshtruar disa ndërhyrjeve estetike, ndërsa gjatë udhëtimit 32-orësh mbajti të lidhura pas trupit 20 mijë dollarë në para të gatshme. Ajo kishte nevojë për paratë për ndërhyrjet estetike në fytyrë, qafë dhe buzë, të cilat planifikonte t’i kryente në Stamboll. Influencuesja nga Newcastle, në shtetin australian Uellsi i Ri Jugor, publikoi të hënën në Instagram një video, në të cilën u tregoi ndjekësve përgatitjet për udhëtimin.

Ajo tha se më në fund kishte ardhur dita e ndërhyrjeve, duke pranuar se ishte shumë e frikësuar. Në video tregoi edhe një tufë të madhe parash, të cilat vendosi t’i merrte me vete në vend që t’i paguante ndërhyrjet me kartelë bankare. “M’u desh të udhëtoja me 20 mijë dollarë të lidhura pas trupit”, tha ajo.

Sipas saj, në Turqi është e zakonshme që kirurgët plastikë të kërkojnë edhe 10 për qind shtesë nëse pagesa bëhet me kartelë ose transfertë bankare. “John më tha që thjesht të paguaja me kartelë, por sipas matematikës sime femërore, tani më kanë mbetur edhe tre mijë dollarë për t’i shpenzuar si të dua”, u shpreh influencuesja.

Courtney u nis e vetme drejt Turqisë, ndërsa bashkëshorti dhe katër fëmijët e saj mbetën në Australi. Ajo pranoi se ndarja nga familja ishte shumë më e vështirë nga sa kishte pritur. Veçanërisht e emocionoi gjesti i djalit të saj, Landon, i cili për t’i uruar fat i dhuroi një lodër të vogël në formë qeni të racës dachshund, të quajtur Lucky.

Pjesa e parë e udhëtimit ishte fluturimi drejt Dubait, i cili zgjati 14 orë e gjysmë. Atje ndërroi aeroplanin për të vazhduar drejt Stambollit. Për ta bërë udhëtimin më të rehatshëm, ajo pagoi shtesë për një ulëse me më shumë hapësirë për këmbët, për të cilën tha se ia kishte vlejtur plotësisht.


Me të mbërritur në Stamboll, atë e priti një shofer i organizuar nga kirurgu i saj, i cili e dërgoi në një hotel të dedikuar për pacientët që udhëtojnë për ndërhyrje mjekësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion