"Më mahnit me zërin e saj", Melinda Ademi tregon emrin e artistes më të mirë shqiptare

Showbiz

"Më mahnit me zërin e saj", Melinda Ademi tregon emrin e

Reperja Melinda Ademi ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “NIN” ku ka folur shumë gjatë sa i përket jetës së saj private.

Në rubrikën “Haje ose Thuaje” Melinda ka treguar se një nga artistet shqiptare e cila e mahnit me zërin e saj është Elvana Gjata.

“Një këngëtare që më pëlqen shumë është Elvana Gjata. Zëri i saj më rrëqeth. është ekstrem, ekstrem talent. Ajo është e mrekullueshme, e dua. Shumë më pëlqen Elvana, për shkak se e ka vokalin shumë të bukur, shumë e veçantë, nuk e kam dëgjuar kurrë në jetë atë zë”, u shpreh Melinda.

Të tilla fjalësh, mesa duket as Elavanës nuk i kanë shpëtuar pasi ditën e sotme ajo ka bërë reagim në Instastory ku lavdëron shumë Melindën si këngëtare.

“Shumë dashuri për ty Melinda Ademi. Vazhdo kështu“, shkruan Elvana shoqëruar me emojin e disa zemrave të bardha.

ME TE LEXUARAT