E prekur nga varianti Delta, humb jetën 11-vjeçarja

Bota

E prekur nga  varianti Delta, humb jetën 11-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Mediat e vendit fqinj, shkruajnë se një 11-vjeçare e konfirmuar me variantin Delta të virusit, nuk ka arritur të fitojë sëmundjen.

E mitura vuante nga një sëmundje e rallë metabolike dhe kontakti me infeksionin, ka rezultuar fatale për të shkruajnë mediat.

Ajo ndodhej prej ditësh e shtruar në spitalin Giovanni Di Cristina në Palermo.

“E reja ishte infektuar nga motra e saj, e cila kishte qenë para disa ditësh në Spanjë. Asnjë në familje nuk ishin vaksinuar.

Vogëlushja prej 10 vitesh trajtohej në spital, për shkak të një sëmundje të rrallë. Ajo u pranua në spital dy javë më parë, ndërsa për fat të keq, nuk arriti të fitojë betejën me virusin dhe ndërroi jetë sot”, u shpreh Presidenti i Rajonit të Sicilisë, Nello Musumeci.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion