Mrekulli! 3 fëmijë të lindur në të njëjtën datë, sulmuesi i Barcelonës bëhet sërish baba

Showbiz

Mrekulli! 3 fëmijë të lindur në të njëjtën

Antoine Griezmann, sulmuesi i Barcelonës dhe bashkëshortja e tij, Erika Choperena, janë bërë prindër për herë të tretë. Erika solli në jetë një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Alba Griezmann.

Interesante është fakti që të tre fëmijët e futbollistit të njohur kanë lindur në datën 8 prill.
Griezmann mungoi në stërvitjen e Barcelonës sot dhe tifozët e Blaugrana ishin të shqetësuar për mundësinë që 30-vjeçari të kishte marrë një dëmtim vetëm disa ditë para El Clasico. Sidoqoftë, më vonë gjatë ditës, francezi njoftoi se u bë baba për herë të tretë.

Mrekulli! 3 fëmijë të lindur në të njëjtën

Në një postim të shkurtër në Twitter dhe Instagram, Griezmann njoftoi lindjen e fëmijës së tij të tretë, të quajtur Alba, e lindur më 8 Prill.

“Alba Griezmann, 8 prill 2021”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se fëmija i parë i Antoine ka lindur më 8 prill të vitit 2016, tjetri fëmijë në 2019-ën dhe tanimë i treti në vitin 2021.

Mrekulli! 3 fëmijë të lindur në të njëjtën

Çifti janë martuar në vitin 2017 pas pesë vitesh njohje së bashku. Ata filluan takimet e para me njëri-tjetrin në 2011, ndërkohë në vitin 2012 zyrtarizuan romancën e tyre. Erika ka lindur në Spanjë dhe momentalisht është 31 vjeçe. Ajo tanimë njihet si yll i rrjeteve sociale duke marrë parasysh që vetëm në Instagram numëron 327 mijë ndjekës.
 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion