Bëri 44 vite burg edhe pse ishte i pafajshëm, 65-vjeçari refuzon dëmshpërblimin: Jeta ime vlen më shumë

Bota

Bëri 44 vite burg edhe pse ishte i pafajshëm, 65-vjeçari
Ronnie Long ka qëndruar në një burg të Karolinës së Veriut për 44 vite, për një krim që nuk e kishte kryer. Tani, ai kërkon kompensim për padrejtësinë që i është bërë, dhe kundërshton dëmshpërblimin prej 750 mijë dollarësh që i kanë dhënë.

Long, pjesë e komunitetit afro-amerikan, u akuzua në vitin 1976 për përdhunim dhe grabitje, duke u dënuar me burgim të përjetshëm. Ai asnjëherë nuk e pranoi fajësinë, dhe në vitin 2020 më në fund gjykata pranoi se Long ishte dënuar padrejtësisht.

Sipas ligjeve në fuqi, 65-vjeçari do të duhet të paguhet me 50 mijë dollarë për çdo vit burg që ka bërë. Megjithatë, shuma maksimale që i është akorduar është 750 mijë dollarë, pra për vetëm 15 vite burg. “Shuma është totalisht e papërshtatshme pasi i janë hequr 44 vite nga jeta e tij”, tha një prej avokatëve, Jamie Lau, për CNN. “Ishte u mbyllur kafaz kur i vdiqën të dy prindërit, me siguri që meriton shumë më tepër”.

Bëri 44 vite burg edhe pse ishte i pafajshëm, 65-vjeçari

Long tha për CNN që shpreson të dëmshpërblehet më tepër për faktin se beson që do të vërtetojë se ai është dënuar qëllimisht, edhe pse e dinin që ishte i pafajshëm. “Rasti im nuk ka is të jetë i njëjtë me atë të dikujt që shfajësohet nga testi i ADN-së. Si mund të vlejë jeta ime vetëm 750 mijë dollarë? Nuk duhet të ketë kurrë një tavan për jetën e një personi”.
Me paratë e marra deri tani, Long ka blerë një makinë Cadillac dhe me bashkëshorten po planifikon të blejë një shtëpi.

ME TE LEXUARAT