“Kam në plan të merrem me Mateon”/ Banorja më e re e shtëpisë zbulon strategjinë e saj për lojën

Showbiz

“Kam në plan të merrem me Mateon”/ Banorja më e re e

Edisa ka folur te Dhoma e Rrëfimit për Brikenën dhe Mateon. Video e saj është publikuar te faqja zyrtare e “Big Brother VIP” në “Instagram”, ku banorja shprehet se ka në plan të merret me Mateon.

Sipas saj, banori është peshë e lehtë për të. Ajo vijon duke thënë se Mateo po e përdor dyfish për lojën pjesën e pëlqimit për Brikenën. Edisa shton se Mateo dhe Brikena kanë vetëm tre fjalë që i përsërisin dhe nuk kanë asnjë argument që ajo të bëjë debat me ata.

“Mesa duket duhesha unë që të zgjohej Brikena. Në fakt, në plan e kam me u marrë me Mateon sepse para se të hyja e kisha pak në mëdyshje, a e kuptonte ai që Brikena po bënte lojë apo ai nuk e kuptonte dhe ishte i dashuruar.

Fakti është që ai e kupton dhe ai është duke e përdorur dyfish për lojë këtë gjë. Mateo për mua është peshë shumë e lehtë.

Domethënë ata kanë tre fjalë të dy, kjo ka mollëzat, dhëmbë, këmbë që i përdor kudo. Ndërsa ky tjetri ka ‘ke ardhur për mua’. Nuk kanë një argument që unë të bëj një debat më të gjerë sepse i bie që edhe unë të përsëris tre fjalë që të jem një debatuese e denjë për to. Kupton”, thotë banorja te Dhoma e Rrëfimit./BBVA5

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion