Situata në Lindjen e Mesme/ Macron: Përshkallëzimi rrezikon gjithë rajonin

Bota

Situata në Lindjen e Mesme/ Macron: Përshkallëzimi rrezikon

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se të mërkurën ka folur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe me presidentin libanez, Joseph Aoun, dhe kryeministrin , Naëaf Salam, për të diskutuar situatën në Liban.

Në një deklaratë të bërë, Macron tha se strategjia e përshkallëzimit të konfliktit rrezikon të gjithë rajonin.

Më tej, presidenti francez u shpreh se e rëndësishme është që palët të rikthehen te armëpushimi.

“Unë riafirmova nevojën që Hezbollahu të ndërpresë menjëherë sulmet e tij kundër Izraelit dhe më gjerë. Kjo strategji e përshkallëzimit përbën një gabim të madh që rrezikon të gjithë rajonin. Në mënyrë të ngjashme, i bëra thirrje kryeministrit izraelit që të ruajë integritetin territorial të Libanit dhe të përmbahet nga një ofensivë tokësore. Është e rëndësishme që palët të rikthehen te marrëveshja e armëpushimit”, tha Macron./CNN

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion