Intervista me Princeshë Dianën, gazetari i BBC-së nën hetim për mashtrim dhe shpifje

Showbiz

Intervista me Princeshë Dianën, gazetari i BBC-së nën hetim

Gazetari i kompanisë mediatike BBC, Martin Bashir është nën hetim për shpifje dhe mashtim në lidhje me intervistën që i bëri Princeshë Dianës në vitin 1995.

 Deadline shkruan se, Bashir pretendohet se ka shpifur në lidhje me fjalët që ka thënë Princesha, duke i hiperbolizuar ato. Bashir për këtë gjë, tha se të gjitha citimet dhe deklaratat që kanë dalë janë nga vetë Princesha.

Gjatë intervistës, Diana tha se në martesën e saj me Princ Charles-in, ishin tre persona të tjerë për tu martuar me të.

Gjatë asaj interviste, ajo gjithashtu pretendohet të ketë thënë se Mbretëresha ishte e sëmurë dhe në prag të abdikimit, se Princi Charles ishte i dashuruar me dadon e fëmijëve të tij dhe se Princi Ëilliam kishte veshur një orë Swatch që përmbante një pajisje përgjimi Kjo gjë solli dhe divorcin e bujshëm të Princeshës dhe Princit.

 “BBC është e vendosur të arrijë të vërtetën në lidhje me këto ngjarje dhe kjo është arsyeja pse ne kemi porositur një hetim të pavarur,” thuhet në deklaratën e BBC-së për këtë rast.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion