Ambasadorja e SHBA-së komenton listat e kandidatëve për deputetë: Ka emra për t'u shqetësuar

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u shpreh në një intervistë tha se në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prilli ka emra për t’u shqetësuar.
“Mendoj që ka emra për t’u shqetësuar. Por në përgjithësi më lejoni të them këtë gjë. Mendoj që pjesa më e madhe e partive kanë bërë përmirësim në cilësinë e listave të tyre. Disa nga emrat e dukshëm nuk janë përfshirë në to.
Por në të njëjtën kohë është edhe e qartë që mund të kishin bërë më mirë. Dhe sikundërse e them: tashmë është një proces që është i lidhur me punën e KQZ-së, Prokurorët duhet të bëjnë punën e tyre.
Por në fund të ditës janë votuesit shqiptarë të cilët duhet ta marrin vendimin se kush do t’i përfaqësojë ata. Se kush ja vlen që të ulet në Kuvend” tha ajo.


