E njëjta firmë/ Çmimi i oksigjenit në Shqipëri blihet dyfish më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut

Aktualitet

E njëjta firmë/ Çmimi i oksigjenit në Shqipëri blihet

Nga dhjetëra dokumente nga spitalet e Shqipërisë dhe spitalet e Maqedonisë së Veriut për blerjen e oksigjenit, rezulton që në vendin tonë, çmimi i blerjes është dyfish më i lartë. Spitali Rajonal i Korçës e blen 1 litër për plot 135 lekë të rinj.

Ndërkohë, Spitali i Shkupit e blen për vetën 68 lekë. Pra, Korça e blen pothuajse dyfish, bën me dije emisioni Stop.

Ligji dhe vendimet e Këshillit të Ministrave parashikojnë se firmat “janë të detyruara ligjërisht që të vetëdeklarojnë çmimet e shumicës dhe të pakicës së barnave në vendin e origjinës. Sipas një VKM-je, “çmimi i referencës” për Shqipërinë do të jetë çmimi më i ulët nga elementët e mëposhtëm; Çmimi që aplikohet ndër pesë shtetet referente; Çmimi i tregtimit me pakicë të barit në vendin e origjinës. Ose, çmimi i shitjes me pakicë të barit në Shqipëri duhet të jetë më i ulët ose i njëjtë me çmimin e shitjes me pakicë të tij në vendin e origjinës.

Në pikën 9 thuhet se çmimet “CIF” të deklaruara në Shqpëri do të krahasohen me çmimet e tregtimit me shumicë të shteteve referente; Itali, Greqi, Serbi, Maqedoni dhe Kroaci.

Një nga shtetet referente është pikërisht Maqedonia e Veriut, fqinji jonë lindor. “Fiks Fare” ka siguruar një dokument, e cila në fakt është kjo kontratë mes kompanisë Messer dhe Spitalit Shtetëror të Shkupit. Pra, e njëjta kompani që operon edhe në Shqipëri.

Sipas këtij dokumenti, Spitali i Shkupit e ka blerë 1 litër oksigjen të lëngshëm për 34 dinar, ose 0.55 euro. Në lekë, 68 lekë. Por, sa e blejnë spitalet shqiptare 1 litër oksigjen të lëngshëm?! Ky dokument është i Spitalit të Korçës. 1 litër oksigjen i lëngshëm është blerë plot 135 lekë. Pra, dyfishi i çmimit të Spitalit Shtetëror të Shkupit. Në të dyja rastet, furnizues është firma Messer!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion