Françeska flet për ‘debatin’ me Eglën në ditëlindjen e Meritonit: I kërkova llogari...

Showbiz

Françeska flet për ‘debatin’ me Eglën në

Françeska, ish-banorja e BBV3 ka qenë e ftuar sot në mëngjes në “Wake Up” në Top Channel, ku tregoi më shumë për rikthimin brenda shtëpisë mbrëmjen e djeshme për ditëlindjen e Meritonit.

Ajo preku dhe çështjen e fustanit që i ka premtuar Egla Cenos për finalen e madhe të “Big Brother VIP3”. Ajo u shpreh se në fakt i ka dërguar një kostum, por që aktorja e njohur e ka kthyer mbrapsht.

“Në fakt i kam dërguar një kostum por Egla e ka kthyer mbrapsht. Edhe mbrëmë që isha për ditëlindjen e Meritonin bëra ‘sherr’, i kërkova llogari. Por pasi të mbaroj këtu do kërkoj për fustanin e Eglës. Kam dy versione, se më tregoi se çfarë dëshironte”, u shpreh Françeska.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion