Rama “ngre në qiell” himariotët teksa u shpërndan certifikatat e shtëpive: Mes shqiptarëve, jeni njisha

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Himarë, për të dorëzuar disa certifikata pronësie për shtëpitë e trashëguara. Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurseu as këtë herë batutat, kur iu drejtua banorëve duke u thënë se mes shqiptarëve janë njisha dhe se merren me politikë, dhe jo politikë lokale, por globale.
“Mes shqiptarëve himariotët janë njisha, politikë nga mëngjesi deri mëngjesin tjetër, politikë globale! Kur isha i vogël dhe ndaloja te kafja e vogël në Vuno, pleqtë diskutonin për Nelson Mandelën.
Dëgjova një bërtitje andej, nuk e di ca himarojtësh janë se ata zakonisht i vënë gjoksin dallgës nuk shjojnë nëpër cepa”, u shpreh Rama.
Rama tha se deri në fund të vitit, do të shpërndahen 4 mijë certifikata pronësie për shtëpitë e trashëguara.


