“Filmova një skenë sek*i sot, isha në ankth”, këngëtarja i futet seriozisht aktrimit

Demi Lovato rikthehet në aktrim dhe këtë e ka nisur me një skenë seksi. Të paktën kështu ka lajmëruar vetë 28-vjeçarja në Instagram.
“Duhej të filmoja një skenë seksi sot. Hera e parë për mua! Pata pak ankth, por aktorët dhe ekipi ishin aq profesionistë dhe të lehtë për t’u punuar me ta, sa më qetësoi menjëherë. Pastaj, mendova se sa krenare jam që mund të ndihem mjaft mirë në lëkurën time për ta bërë këtë. Unë rrallë i kam treguar krahët e mi më parë… tani jam duke bërë këtë gjë!!
View this post on Instagram
Unë jo gjithmonë ndihem mirë në lëkurën time, kështu që kur e bëj, DHE ndihem mjaft seksi për të postuar. Unë bëj pikërisht atë që ndjej! Është e rëndësishme të festoni fitoret e vogla”, shkruan Lovato në postimin e saj.
Demi Lovato prej ditësh po përflitet për në lidhje me motrën e Miley Cyrus, Noah Cyrus. Lovato dhe Cyrus u fotografuan të kapura për dore, muaj pasi nxitën thashethemet për një romancë.


