Edi zbulon vendndodhjen e Dolces, i frikësuar për “transferimin” e saj në “Grande Fratello”: Ishallah nuk dashurohet!

Showbiz

Edi zbulon vendndodhjen e Dolces, i frikësuar për

Një moment surprizë ka ndodhur mbrëmë në “Big Brother VIP Kosova”, ku banori Edi mësoi më në fund të vërtetën rreth vendndodhjes së Dolces.

Vëllai i Madh i kishte premtuar se të premten do t’i zbulohej çdo gjë, por surpriza erdhi më herët në kuadër të një loje. Për t’i treguar Edit të vërtetën, nga çmimi i madh u zbritën plot 7,000 euro.

Në ekran u shfaq Dolce e qeshur duke shijuar eksperiencën e saj të re në Grande Fratello, mes banorëve italianë. Pas transmetimit të klipit, Vëllai i Madh i sqaroi Edit se Dolce ndodhet në Itali. Reagimi i vetëm i Edit mes emocioneve, ishte: “Ishallah nuk dashurohet”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion