U konfliktuan me lojtarët e Skënderbeut në dhomat e zhveshjes, tre futbollistë të Ilirisë në procedim penal

Sport

U konfliktuan me lojtarët e Skënderbeut në dhomat e zhveshjes,

Policia ka bërë publike detaje në lidhje me incidentin e ndodhur një ditë më parë para ndeshjes Iliria–Skënderbeu, ku një futbollist mbeti i dëmtuar.

Sipas Policisë së Tiranës, përplasja ndodhi në dhomat e zhveshjes, ku lojtarë të Ilirisë dhe të Skënderbeut u konfliktuan fizikisht pak para fillimit të sfidës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim në gjendje të lirë për tre futbollistët A. S., B. S. dhe J. S., të cilët dyshohet se u përfshinë në konflikt.

Si pasojë e përplasjes u dëmtua lehtë futbollisti S. N. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion