Plas keq sherri mes motër e vëlla, në konflikt përfshihen dhe familjarët e tjerë, tre në pranga, 1 në kërkim

Aktualitet

Plas keq sherri mes motër e vëlla, në konflikt përfshihen

Një konflikt familjar në Levan të Fierit ka çuar në arrestimin e tre anëtarëve të së njëjtës familje, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet H. M., 42 vjeç, banues në Levan, bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 42 vjeç, djalin e tij, shtetasin A. M., 20 vjeç, si dhe shpallën në kërkim djalin tjetër, shtetasin A. M.,

18 vjeç, pasi dyshohet se kanë dhunuar vëllanë e shtetases L. M., shtetasin K. O., 39 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen K. O., 35 vjeçe.

Gjithashtu, kanë dëmtuar xhamat e automjeteve në pronësi të shtetasit K. O. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit;

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion