“E pashë duke dhënë shpirt", e përlotur, këngëtarja shqiptare rrëfen momentin kur e ëma ndërroi jetë

Showbiz

“E pashë duke dhënë shpirt", e përlotur,

Këngëtarja Xhesika Polo ka rrëfyer momentin kur nëna e saj humbi betejën me kancerin 4 vite më parë

Artistja ka rrëfyer mes lotësh se ishte e pranishmë në momentin kur nëna e saj u nda nga jeta dhe se pjesa më e vështirë për të ishte që t’ia thoshte familjarëve të tjerë.

Ndërsa shtoi se meraku i saj më i madh ishte i vëllai i vogël, por theksoi se ai u tregua shumë më i fortë.

“Vëllai im është komplet e kundërta ime dhe ai më mban kështu. Mos të ishte për të mund të kisha marrë 100 vendime të gabuara në jetë. Edhe kur iku mami ai u rrit, sepse ka qenë shumë i lidhur me mamin. Tmerrin më të madh kur u sëmur mami kisha Markon, por ai u rrit brenda natës. Ai u tregua 10 herë më i fortë se unë.

Unë isha e vetmja që e kam parë mamin tim të jepte shpirt dhe duhet t’ja thoja të gjithëve. Kur ja thash babit aty mu këput një cop. Dhe erdhi im vëlla dhe më tha do e kalojmë bashkë. Ditën e fundit që ka ndërruar jetë.

 Unë i përcolla të gjithë dhe ndenja vetë aty. Po shumë e bukur deri ditën e fundit. Nuk të mëson njeri të jetosh pa mamin”, u shpreh këngëtarja.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion