Emrat/ Plagosja me thikë tek Komuna e Parisit, në kërkim autori, arrestohet bashkëpunëtori

Aktualitet

Emrat/ Plagosja me thikë tek Komuna e Parisit, në kërkim autori,

Kevin Kolgega është arrestuar lidhur me ngjarjen e ndodhur tek “Komuna e Parisit” gjatë natës, ku mbeti i plagosur 40-vjeçari Marin Kokobobo.

40-vjeçari u plagos me thikë pas një sherri të ndodhur gjatë natës. Autorët e përfshirë në këtë konflikt janë identifikuar nga policia.

Ndërkohë sipas informacioneve, në kërkim është shpallur autori i kësaj ngjarje 19-vjeçari, Arlind Gjoni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

“Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. K., 19 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. Gj., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:25, në rrugën "Komuna e Parisit", janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E. Gj., 34 vjeç, si dhe kanë goditur me mjet prerës shtetasin M. K., 40 vjeç, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit: - K. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në Sauk; - Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Dritan Hoxha", u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”

ME TE LEXUARAT