Donald Veshaj i kundërpërgjigjet ashpër thumbave të Bora Zemanit: Kërkohet një...

Showbiz

Donald Veshaj i kundërpërgjigjet ashpër thumbave të Bora

Bora Zemanit dhe Donald Veshajt kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjen mediatike për lidhjen e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Që të dy po e shijojnë mjaft jetën e tyre “single” të paktën kështu duket nga rrjetet sociale. Së fundmi, Bora publikoi një foto në Instagram, dhe të gjithë e morën mbishkrimin e saj në gjuhën angleze si një thumb drejtuar Donaldit.

“Ajo nuk po kërkonte një kalorës, ajo po kërkonte një shpatë”, shkruhej në postimin e Borës.

Nuk vonoi shumë dhe Donaldi e mori këtë mesazh dhe nisi të kundërpërgjigjej nëpërmjet thumbave.

“Kërkohet një vend pune për një person që gjen quotsa anglisht. Të interesuarit në dm ose Wp”, shkruan ai.

Donald Veshaj i kundërpërgjigjet ashpër thumbave të Bora

Ndërkohë, në “Instagram-in” e Borës në postimet e fundit të gjitha janë mbishkrime në anglisht.

Kujtojmë se një prej tyre u bë mjaf virale dhe mori vëmendjen e të gjithëve ishte ai pas deklaratës së Donaldit në një intervistë me të vëllanë.

Në emisionin e fundit të emisionit “Binjakët”, ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.

Aktori tha me bindje të plotë se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë rëndësi të veçantë lidhjes me Borën.

Po ashtu, i vëllai e pyeti nëse mund të kishte shanse për ndonjë rikthim, pyetje të cilës ai iu përgjigj në mënyrë absolute që jo, madje dhe nëse ajo i lutet.Këto fjalë ranë në veshin e Bora Zemanit, e cila si rrallëherë ka vendosur që të reagojë në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë foto në “Instagram”, ajo ka shkruar anglisht:“Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”Mesa duket dyshja nuk e kanë ndërmend t’i ndalin thumbat drejtuar njëri-tjetrit.

 

 

ME TE LEXUARAT