Rritje pagash për uniformat blu, sa lekë do të shtohen në xhepat e efektivëve dhe kur hyn ligji në fuqi

Aktualitet

Rritje pagash për uniformat blu, sa lekë do të shtohen në
Nga 1 janari, të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje pagash. 20 mijë lekë të reja është për punonjësit e rolit bazë dhe 15 mijë lekë të reja për efektivët me grada më të larta, përfshirë deri te drejtuesi madhor.

Kjo konsiderohet rritja më e madhe e pagave e realizuar ndonjëherë për punonjësit e Policisë së Shtetit. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, e kanë cilësuar më herët këtë masë si një rritje të konsiderueshme për uniformat blu.

Vendimi vjen në një periudhë të tensionuar të protestave të zhvilluara ditët e fundit në vend, disa prej të cilave janë shoqëruar me akte dhune dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. 

Gjatë protestave, efektivët kanë qenë në qendër të kritikave dhe akuzave të protestuesve për mënyrën e menaxhimit të situatës. Pak ditë më parë, qeveria njoftoi gjithashtu një shpërblim prej 2,500 eurosh për punonjësit e Policisë së Shtetit, në vlerësim të angazhimit të tyre gjatë situatave të vështira të krijuara nga protestat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion