Çfarë po ndodh? Vendoset lëndë plasëse te dera e lokalit në Kamëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Kamëz, ku është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse e vendosur pranë derës së një biznesi, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 29 tetor 2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”. Lënda shpërthyese ishte vendosur pranë derës së një lokali në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer.
Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit


