Projektbuxheti 2027, ministri Malaj e konfirmon: Do të dyfishohet bonusi i pensionistëve

Ministri i Financave, Petrit Malaj këtë të enjte po prezanton në Konferencën e Kryetarëve projektligjin për buxhetin 2027. Partia Demokratike nga ana tjetër ka njoftuar se ka bojkotuar Konferencën e Kryetarëve duke argumentuar se nuk u është vënë në dispozicion asnjë dokument për projektbuxhetin, as relacionet shpjeguese dhe as dokumentacioni financiar që pritet të prezantohet.
Malaj gjatë fjalës së tij u shpreh se do të dyfishohet bonusi i pensionistëve. Sipas tij, bonusi i bebeve do të pësojë një rritje progresive, e cila do të shtrihet deri në moshën 5 vjeç të fëmijës.
“Mbi 10 miliardë lekë shpenzime publike më të lartat e ndonjëherë, më shumë para për pensionet shëndetësinë, mbrojtja sociale, arsimi por edhe mbrojtja dhe siguria. Janë fusha ku matet përgjegjsia e shtetit. Ka tre prioritete themelore, mirëqenia socilae, stabiliteti fiskal dhe investimet reformat dhe integrimi evropian.
Indeksimi do të bëhet në prill 2027, si dhe do të dyfishohet bonusi i pensionistëve, me vlerë 20 miliardë lekë. Deri në moshën 5 vjeç vlera e bonusit të bebeve do të rritet në mënyrë progresive”, tha Malaj.


