“Revolucioni i Gjeneratës Z”, cili është flamuri “One Piece” që po mbahet në protestën e dhunshme sot në Tiranë

Aktualitet

“Revolucioni i Gjeneratës Z”, cili është flamuri

Protestuesit shqiptarë sot vendosën të ndryshonin mënyrën e tubimeve të tyre, ku studentët qëndruan përpara Ministrisë së Arsimit e më pas nisën tensionet.

Prej më shumë se 5 orësh protesta e dhunshme e shoqëruar me tensione të shumta, thyerje xhamash, heqje kangjellash dhe tulla drejt institucionit shtetëror, po mbetet ende aktive.

WhatsApp-Image-2026-10-13-at-7.11.15-PM-768x512.webp

Policia më pas u kundërpërgjigj me shkopa gome, shoqërime dhe autobotë që lëshonin ujë me presion.

WhatsApp-Image-2026-10-13-at-7.20.12-PM-768x605.webp

Tashmë protestuesit janë vendosur në Rrugën e Durrësit, aty ku po vijojnë përplasjet e herë pas hershme me policinë.

WhatsApp-Image-2026-10-13-at-7.22.42-PM-768x520.webp

Ata kanë ndezur zjarre në mes të rrugëve, ku disa po vijojnë të mbeten aktive. Disa protestues mbetën të lënduar gjatë përplasjeve.

Ajo që u vu re nga disa momente të shkrepura në protestën e të rinjve në Tiranë ishte flamuri “One Piece”, i cili konsiderohet simbol i “Revolucionit të Gjeneratës Z” në shumë shtete aziatike dhe jo vetëm, që kanë protestuar.

Fotoja që shihni më poshtë është shkrepur në Nepal, gjatë protestave masive nga të rinjtë, ku shihet qartë flamuri “One Piece”, që simbolizon përpjekjen e Luffy-t (anime) për të ndjekur ëndrrat e tij, për të çliruar njerëzit e shtypur dhe për të luftuar Qeverinë Botërore autokratike.

c-gettyimages-2233917323.jpg

Po i njëjti flamur, krahas atij kombëtar me shqiponjën dykrenare, u pa sot në qendër të protestës. Të rinjtë po e valëviznin teksa kishin ndezur një zjarr të madh në mes të rrugës.

WhatsApp-Image-2026-10-13-at-7_sd-1-800x450.webp

Bashkëvendosja e flamurit vizatimor është konsideruar ndërkombëtarisht si e çuditshme, por për protestuesit e Gjeneratës Z që mbushën rrugët e Nepalit, duke rrëzuar kryeministrin e vendit dhe duke shkaktuar dy ditë trazira sociale vdekjeprurëse, gjesti ishte plot kuptim.

c-gettyimages-2231892300.jpg

Flamuri vjen nga manga japoneze shumë popullore e vitit 1997, One Piece, nga Eciichiro Oda, e cila tregon historinë marramendëse të kapitenit simpatik pirat Monkey D. Luffy dhe ekuipazhit të tij të papërshtatshëm “Straë Hat”. Së bashku, ata lundrojnë nën një flamur Jolly Roger që mban kapelen tipike prej kashte të Luffy-t dhe buzëqeshjen e tij karakteristike rrezatuese.

Për fansat e One Piece, flamuri simbolizon përpjekjen e Luffy-t për të ndjekur ëndrrat e tij, për të çliruar njerëzit e shtypur dhe për të luftuar Qeverinë Botërore autokratike.

c-gettyimages-2231931702.jpg

Ai është i patrembur dhe i vendosur, me disa truke në mëngë për të penguar kundërshtarët, duke përfshirë aftësinë e lakmueshme për t’i shpëtuar kapjes me një trup gome që shtrihet, kërcen dhe përkulet.

Por në botën reale, flamuri One Piece që zbukuron anijen e Luffy-t ka tejkaluar kufijtë dhe gjuhët për t’u bërë një simbol për lëvizjet protestuese të udhëhequra nga të rinjtë.

c-gettyimages-2234047446.jpg

Në Azi, flamuri fitoi popullaritet si një mjet shprehjeje politike dhe sfide gjatë protestave në Indonezi , Filipine dhe Nepal, dhe është shfaqur edhe në rrugët e Parisit.

 

ME TE LEXUARAT